Qeveria do at vazhdojë politikën e mospërzierjes në punën e mediumeve. Këtë ditë e shënojmë në atmosferë të lirimit medial nga çfarëdo lloj ndikimesh, porositën përfaqësuesit qeveritarë në konferencën e përbashkët për shtyp me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediumeve.
Kryeministri Zoran Zaev, duke e uruar Ditën e lirisë së mediumeve, tha se në dy vitet e fundit është arritur përparim i madh në atë fushë, por ende paraprin shumë punë.
“E përshëndes zërin e mediumeve, kthesën kritike të mediumeve. Treguam se dimë jo vetëm të dëgjojmë, por edhe të korrigjohemi, dhe besoj se vetëm ashtu të gjithë ne do t’u shërbejmë qytetarëve. Jo rastësisht thuhet se mediumet janë pushteti i katërt, dhe nëse punojmë në atë plan, shumë gjëra mund të arrijmë”, tha Zaev.
Sipas tij, mediumet do të ishin më të zëshme nëse do të ishin edhe financiarisht të pavarura, dhe do të ishin edhe më të rëndësishme nëse do të ishin motivuar përmes burimeve të pavarura të financimit.
Theksoi se gazetaria hulumtuese po zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe se kthesa kritike e mediumeve do të jetë në nivel më të lartë.
“Jam i sigurt se e tërë kjo nuk fund të ditës po aq sa edhe një kritikë e caktuar t’i vijë rëndë ndonjë politikani, kjo është e shëndetshme për shoqërinë tonë”, porositi kryeministri.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se vendi arriti përparim të madh në lirinë e mediumeve, dhe në pjesën e transparencës, si dhe në pjesën e përmirësimit të kushteve për funksionim të mediumeve dhe lirisë së të shprehurit, që sipas tij, është argument më shumë që i shkon në dobi Qeverisë e para së gjithash Bashkimit Evropian.
“Këtë ditë sot në Republikën e Maqedonisë së veriut e shënojmë në atmosferë të mediumeve të lira nga çfarëdo lloj ndikimi… politik, ekonomik apo çfarëdo tjetër. Ajo që është kyçe, se ne si përfaqësues të Qeverisë duhet dhe sot ju bindim: kjo Qeveri asnjëherë nuk do të përzihet në punën e mediumeve”, theksoi Robert Popovski, ministër për Transparencë, llogaridhënie dhe komunikime.
Kjo Qeveri, sipas tij, tërësisht i prezanton politikat para opinionit dhe është maksimalisht e hapur.
Paralajmëroi se në periudhën në vijim Qeveria do të punojë në përmirësimin e kushteve dhe standardeve për punë të mediumeve dhe punonjësve medial, duke e cekur nevojën për mediume të fuqishme financiare dhe rend të brendshëm në mënyrë që ato të mund të promovojnë gazetari akoma më cilësore dhe gazetari hulumtuese. Faza e ardhshme gjithashtu do t’i kushtohet edukimit medial të qytetarëve dhe përmirësimit të qytetarëve në përshtypjen për punën e Qeverisë dhe mediumeve.
Sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski prej 1 qershorit të vitit 2017 janë zgjidhur të gjitha sulmet ndaj gazetarëve, ndërsa në vitin 2018 numri i tyre është pakësuar tre herë. Për rastin prej para dy javëve në Haraçinë tha se duhet të lihet kohë në mënyrë që ai të ndriçohet.
Mançevski përkujtoi se edhe krahas bisedave të gjata me opozitën për Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, ai është sjellë dhe se paraprijnë reforma lidhur me Këshillin e ASHAAM dhe radioifuzerit nacional. Ky Ligj, sipas tij, është baza për departizim deh depolitizim të mbetjeve nga ndikimi politik në mediume.
Përkujtoi se në pjesën e llogaridhënies Qeveria e ka vendosur portalin e ri për të dhëna të hapura, përmes të cilit shumë më hollësisht dhe në mënyrë më analitike të ndiqet puna e Qeverisë. Bëri thirrje gazetarët të kërkojnë informata të reja përmes tij.