Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar kontratën për blerjen edhe të 100 mijë vaksinave Sputnik V. Këtë, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e ka bërë prapa dyerve të mbyllura dhe me të njëjtin parim sikurse me vaksinat kineze.
“Po, dje Qeveria më autorizoi ta nënshkruajë marrëveshjen. Kishim mbledhje të mbyllur dhe marrëveshja është me të njëjtin parim siç ndodhi edhe me marrëveshjet tjera. Bëhet fjalë për 100 mijë vaksina”, tha Filipçe.
Nuk dihet ende se kur do të arrijnë këto vaksina, pasi siç njoftoi ministri, këtë do të mundohen ta mësojnë nga përfaqësues të Ambasadës së Rusisë.