Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar, se për lehtësimin e masave restriktive që janë propozuar nga Shtabi i krizës, do të vendoset nesër në seancën e rregullt qeveritare.
Nëse sillet vendim, masat e reja do të hyjnë në fuqi që nga e mërkurja.
Ndërkohë, Shtabi i krizës ka propozuar që ora policore të fillojë në ora 23:00 dhe të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme, ndërkaq kafenetë të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në pjesën e hapur të objektit – në veranda.