Qeveria përkohësisht tërhiqet nga reformat tatimore

Tatimi progresiv që duhej të fillojë prej vitit të ardhshëm do të anulohet. Për shkak të Marrëveshjes me Greqinë dhe fushatës së referendumit, Qeveria ka konstatuar se nuk ka hapësirë të mjaftueshme për debat transparent publik dhe për informimin e qytetarëve dhe biznesit për reformën tatimore. Sipas kryeministrit Zaev, pas referendumit do të vendoset nëse dhe prej kur do të rriten tatimet.

Marketing

Vetë marrëveshja me Greqinë e solli nevojën që të marrim vendim për anulim të debatit, pasi shumë pak qytetarë dhe afarist do të dëgjonin për nevojat, hollësirat, esencën e kësaj reforme tatimore, që është serioze. Në kushte kur kemi debat për referendumin është e pandershme ndaj qytetarëve që në këtë mënyrë të del se është fshehur ky debat me qëllimin përfundimtar që Qeveria të zbatojë përcaktimin e vet programor”- theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Ministri i financave, Dragan Tevdovski në muajin mars paralajmëroi se janë duke menduar për normë më të lartë tatimore prej 18%, me të cilën do të tatohen ata që kanë të ardhura më të larta se një mijë euro në muaj, që shkaktoi reagime të ashpra në opinion.

Por, krahas anulimit të tatimit progresiv, kryeministri Zaev është optimist se ekonomia e vendit deri në fund të vitit do ta realizojë rritjen e planifikuar prej 3.2%. Rritja e investimeve, rritja e prodhimtarisë industriale, rritja e pagave dhe të ardhurave tatimore në gjysmën e parë të vitit, sipas tij, tregojnë se ekonomia e Maqedonisë është në drejtimin e duhur.

Për realizimin e dobët të investimeve kapitale, që është pika më e dobët, theksoi se është formuar komitet special për zhvillim infrastrukturor që do të punojnë në realizimin e shpejtë të projekteve. Ata presin realizim të përshpejtuar në tremujorin e fundit, ndërsa për rishikimin e buxhetit, që u paralajmërua disa herë do të vendosin në tetor pas analizës përkatëse.

Marketing