Qeveria vlerëson me notë negative RTVM-në

Raporti vjetor i Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017 morri vlerësim negativ nga qeveria gjatë seancës së fundit të saj.

Marketing

Qeveria ka vendosur që të jap vlerësim negativ edhe në raportin për këtë vit lidhur me funksionimin e Agjencisë për Shërbime Audio-Vizuale.

Këto raporte të Qeverisë do t’i dorëzohen Kuvendit ku dhe duhet të votohen. Duke pasur parasysh vlerësimin e Qeverisë, pritet që deputetët të mos miratojnë këto raporte vjetore.

Si rezultat i këtyre vlerësimeve negative të Qeverisë për funksionimin e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe Agjencisë për Shërbime Audio-Vizuale, mund të kërkohet dorëheqje e krerëve të këtyre institucioneve ose të shkarkohen nga postet e tyre.

Radio Televizionin e Maqedonisë dhe Agjencinë për Shërbime Audio-Vizuale vazhdojnë t’i udhëheqin kuadro të VMRO-DPMNE-së.

Marketing