Qyteti i Shkupit vazhdon me modernizimin e shkollave të mesme

Modernizimi i procesit mësimor është një nga prioritetet e qytetit të Shkupit, prandaj po investojmë seriozisht në modernizimin e shkollave të mesme nën juridiksionin e qytetit.
Shkolla e mesme “Dimitar Vllahov” ka marrë tabela të reja digjitale që pajisin 10 klasa në të cilat nxënësit do të mund të ndjekin mësimin sipas trendeve moderne. Në gjimnazin “Dimitar Vlahov” këtë vit mësimin vijojnë 472 nxënës të rinj.
Në këtë mënyrë stimulohet përmirësimi i aftësive dhe njohurive digjitale dhe përmirësohet edhe procesi i përgjithshëm i mësimdhënies.
Krahas vendosjes së tabelave digjitale, qyteti i Shkupit deri më tani ka realizuar projekte të shumta, duke përfshirë edhe projektin për pajisjen e kabineteve të IT-së në të gjitha shkollat e mesme nën autoritetin e qytetit, i cili mundëson përmirësimin e mësimdhënies për nxënësit dhe stafin mësimdhënës.

Marketing