Qyteti pa makina

Kjo mund të jetë parajsa. Në Pontevedra, zhurmat e zakonshme të një qyteti spanjoll janë zëvendësuar nga cicërimat e zogjve dhe bisedat mes njerëzve.

Marketing

Këta të fundit, nuk flasin me zë të lartë. Me thuajse të gjithë trafikun të ndaluar, në këtë qytet nuk ka zhurma motorësh, bori makinash, frikë kur kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën…

Ato që dëgjohen qartë janë cicërimat e zogjve, kërcitjet e lugëve në filxhanët e kafesë dhe zëra njerëzish. Kryebashkiaku i qytetit ka një filozofi të thjeshtë: pasja e një makine nuk të jep të drejtën të zaptosh hapësirën publike, ndërkohë që kjo e fundit duhet të jetë në dispozicion të të moshuarve apo fëmijëve.

Vetëm një muaj pasi ai erdhi në pushtet, vendosi që të shndërrojë në zonë tokësore 300 mijë kilometrat katrorë të qendrës mesjetare të qytetit.

Makinat u ndaluan të hynin në qytet dhe parkingjet nëpër rrugë u zhdukën pasi, sipas zyrtarëve lokalë, njerëzit që kërkonin vend për të parkuar makinat shkaktonin edhe pjesën më të madhe të konfuzionit nëpër rrugë.

Sidoqoftë, ata morën masa për krijimin e parkingjeve nëntokësore dhe të tjerëve në periferi, ku mund të përdorësh makinën, por në një limit prej 30 km/h. Dhe përfitimet janë të shumta. Nuk ka më aksidente në trafik, emetimi i dioksidit të karbonit është ulur me mbi 70%, ndërkohë që numri i banorëve në qytet është shtuar me 12 mijë.

Marketing