Ra nga kali, ndërron jetë në moshën 23-vjeçare finalistja e Miss Universe

Një finaliste e Miss Universe nga Australia ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare si pasojë e një aksidenti, ku e reja ra nga kali.

Marketing

Miqtë zemërthyer dhe familja e modeles nga Sidnej, Sienna Weir, kanë bërë homazhe për “engjëllin” e tyre pas raportimeve se ajo ishte hequr nga aparaturat me të cilat po mbahej prej disa javësh në jetë, por nuk mundi të mbijetonte.

Mësohet se Sienna ishte përfshirë në një aksident të ndodhur më 2 prill, kur po kalëronte.

Mediat australiane komentojnë se bukuroshja pësoi dëmtime të shumta pasi ra nga kali, pa dhënë më shumë detaje.

Sienna ishte një influencuese e re dhe finaliste në New South Wales për Miss Universe Australiane në 2022.

Postimi i saj i fundit në Instagram ishte një seri selfie në muajin prill ku më poshtë janë lënë mesazhe ngushëllimi.

Scoop Management, agjencia e modelimit të Sienna, i bëri homazhe yllit me një video mahnitëse të saj dhe një mesazh që thoshte: “Përgjithmonë në zemrat tona”.

Sienna ishte e diplomuar në anglisht dhe psikologji nga Universiteti i Sidneit.