Mexhiti: Largimi i kuadrit, problem i madh i shëndetësisë

Në konkursin për punë nuk është paraqitur asnjë akushere, prandaj në shkollën e mesme të mjekësisë është ndërmarrë nisma për hapjen e një paraleleje për akushere, thotë ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Po ashtu, ka edhe mungesë të infermiereve, pasi nga spitali 8 Shtatori, brenda një viti janë larguar nga puna 70 infermiere.

Marketing

“Problem i madh në shëndetësi është largimi i kuadrit, prandaj tërë kohën apeloj dhe jam këtu që të përballemi me të gjitha sfidat. Po marrim masa për këtë periudhë prej dy muajsh sa jam ministër, por siç e dini, shëndetësia ka probleme të shumta dhe po përpiqemi t’i zgjidhim.”, – theksoi Fatmir Mexhiti.

Qindra mjek janë larguar nga vendi, prandaj Ministria e Shëndetësisë po përgatit strategji për mbajtjen e kuadrit në spitalet e vendit.