Radev nga Sofja: Të mbrohen të drejtat e bullgare në RMV

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sërish bën thirrje për respektim të të drejtave bullgare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se njëherit kjo kërkesë është edhe parakusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Kjo është parahyrje e derës së integrimit të RMV-së në BE. E drejta e bullgarëve, mosdiskriminimi si dhe përfshirja e plotë e tyre në jetën politike, kulturore, ekonomike në atë shtet, është jashtzakonisht e rëndësishme dhe përkrahim kërkesat e tyre që të jenë të përfshirë në kushtetutën e RMV-së, si dhe solemnisht të shpallen nga ana e prsidentit të qeverisë dhe parlamentit të Maqedonisë së Veriut” – u shpreh Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Presidednti bullgar Radev ka komentuar edhe shkatërrimin e varrezave ushtarake bullgare në Maqedoninë e Veriut. Thotë se rasti po hetohet nga Ministria e mbrojtjes dhe ajo e jashtme bullgare. Ndërsa aktin e quan shkatërrim të trashëgimisë kulturore-bullgare nëMaqedoninë e Veriut.

Marketing