Radovish, dënohet shkolla dhe drejtori për iftarin e organizuar

Inspektorati shtetëror i arsimit në Maqedoni, ka shqyrtuar rastin e mbajtjes së iftarit dhe thirrjes së ezanit në një shkollë fillore në Radovish, dhe ka sjellur vendime për dënime, shkruan Fakte.

Marketing

Sipas vendimit, me gjobë prej 1600 euro është dënuar shhkolla, ndërsa drejtori i saj nga buxheti personal duhet të ndajë 1120 euro për të paguar dënim.

Ndryshe, para disa ditësh në shkollën fillore Krste Petkov Misirkov në Radovish u organizua një iftar dhe u thirr ezani. Videoja e shpërndarë shkaktoi reagime të ashpëra si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga qytetarët e kësaj ane, pasi bëhet fjalë për pjesë të Maqedonisë kryesisht të populluar me maqedonas.

Marketing