Radovish: Ish-deputeti i VMRO-së sulmon fizikisht mjekun në orar të punës – rasti paraqitet në polici

Mjeku turk H.E., i cili punon në spitalin publik të Radovishit, mbrëmë u sulmua fizikisht gjersa ishte në detyrë, në repartin e emergjencës.

Marketing

Mjeku i Spitalit Shtetëror të Radovishit, H.E, në deklaratën e tij dhënë për TIMEBALKAN, deklaroi që mbrëmë rreth orës 19.00, ishte sulmuar fizikisht nga ish deputeti i VMRO DPMNE-së, T.D.

Duke folur rreth kësaj çështje, mjeku turk H.E. nga Radovishi deklaroi: “Rreth orës 19:00 në mbrëmje, derisa isha në orar të punës, personi T.D., hyri në dhomë dhe më sulmoi fizikisht, para kolegut tim dhe shoferit. Menjëherë e kemi denoncuar ngjarjen në polici dhe kemi bërë deklaratën e nevojshme. Pavarësisht kësaj, policia nuk bëri e punën e saj duke mos ndaluar personin”, theksoi i sulmuari.

Sipas të dhënave jozyrtare, thuhet që shkak për sulmin ndaj mjekut turk, paska qenë vdekja e nënës së ish ish-deputetit nga VMRO- DPMNE, T. D.