Ivan Rakitic ka analizuar fitoren ndaj Anglisë dhe finalen e Botërorit ndaj Francës.
Ivan Rakitic ka akuzuar Anglinë se nënçmoi Kroacinë në duelin e tyre në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror 2018.
Mesfushori ka thënë se Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen, derisa në fund u mposhtën nga Kroacia me rezultat 2:1.
“Duhet të jeni më korrekt. Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen”, deklaroi Rakitic.
“Sa i përket finales, Franca ka një ekip shumë të fortë. Duhet të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme. Finalja e Botërorit është një ndeshje perfektë”, u shpreh ai.