​Rama dhe Zelensky nënshkruajnë deklaratë për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës.

Marketing

Deklarata është nënshkruar në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Selia e OKB, New York – Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainë”, ka shkruar Rama./KosovaPress