Rama nxjerr nga salla studentet protestuese (Video)

Studenteve ekselentë të cilët kanë zgjedhur degën e mësuesisë, kryeministri Edi Rama preferoi tua jepte vetë, lajmin e mirë: Përjashtim nga tarifa e studimit dhe mbështetje financiare nga shteti në vlerën e 1 mijë dollarëve.

Marketing

Studenteve ekselentë të cilët kanë zgjedhur degën e mësuesisë, kryeministri Edi Rama preferoi tua jepte vetë, lajmin e mirë: Përjashtim nga tarifa e studimit dhe mbështetje financiare nga shteti në vlerën e 1 mijë dollarëve.

“Kemi vendosur që për të gjithë nxënësit e ekselencës që janë pjesë e mësuesisë të ketë edhe një bursë vjetore prej 1.000 dollarë, e cila do të jepet muaj pas muaji dhe është një masë që do mbështesë studentët për nevojat e vitit shkollor duke qenë se jeni nxënës me rezultate të veçanta dhe me pasione e vullnete të veçanta. Së paku për të plotësuar nevojat për libra apo materiale të tjera mësimore të mos kërkoni nga prindërit por t’i blini vetë”, u shpreh kryeministri.

Por, jo të gjithë e pritën me entuziazëm lajmërimin e kryeministrit, mes ekselentëve u dëgjua edhe zëri i një vajze, e cila kishte shkuar në takim për të shprehur kritikat e saj për reformën ne arsim.

“Me siguri që është ngelse, përcilleni vajzën. Është një shfaqje e kudo ndodhur në botën e internetit”, u shpreh Rama pasi u dëgjua zëri i vajzës.

Me porosi të kryeministrit vajza u largua shpejt, ndërsa kryeministri paralajmëroi studentët ekselentë se mbështetja për ta do të vijojë për sa kohë ruajnë statusin e më të mirit, shkruan Top Channel.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/553586968387664/

Marketing