Rama pas takimit me Scholz: Shpresoj të liberalizohen vizat për Kosovën

“Shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit, të përmbushë dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, një proces i bllokuar prej vitesh”, u shpreh Rama.

Marketing

Më tej ai u ndal te nisma e Ballkanit të Hapur, që tha se është një rijetëzim i procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar lëvizjes e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

“Procesi i Berlinit është një vizion i rëndësishëm për rajonin tonë. E informova kancelarin dhe për Ballkanin e hapur, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të përvetësuar Procesin e Berlinit, për të jetësuar në Ballkan lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Marketing