Rama për Bujar Osmanin: Do isha shumë i lumtur sikur ta kishim në Qeverinë e Shqipërisë

Kreu i shtetit shqiptar, Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp tha se do të ishte shumë i lumtur nëse Qeveria shqiptare do të kishte në dispozicion një person si Bujar Osmani, përcjell TV21. Rama tha se kreu i MPJ-së, Osmani ka udhëhequr negociatat për propozimin francez në Samitin e NATO-s në Madrid.

Marketing

“Person që do isha shumë i lumtur sikur ta kishim në dispozicion në qeverinë e Shqipërisë, Bujar Osmanin, super, super. Bujari ka qenë personi që ka udhëhequr procesin nga ana e Maqedonisë së Veriut dhe super. Unë thjesht kam ndihmuar aq sa kam mundur”, tha Rama.