Rama: Shqipëria ka hyrë në një fazë të re me BE-në, jemi të vendosur t’ia dalim edhe në këtë sfidë

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidenten e Komisionit Europuan Ursula von der Leyen, ku pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Marketing

Në fjalëne tij Rama tha se sot për herë të parë von der Leyen nuk do ta mbyllë konferencën për mediat me togfjalëshin: “Ne duam të fillojmë negociatat me Shqipërinë, por me fjalinë, E duam Shqipërinë në BE”.

Lexo edhe :

Arrestimi i Metës, Von der Leyen: Nuk komentoj çështje individuale, por Shqipëria është shembull i shkëlqyer i reformës gjyqësore

Negociatat, Rama: Jemi populli më pro BE-së, qëndrojmë në të njëjtën linjë edhe përgjatë sfidave të përbashkëta

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi po ashtu se Shqipëria ëhstë gati për fazën e re, dhe do të punojë fortë për të arriur objektivat.

“E nderuar Presidente e Komisionit Europian, e dashur Ursula, sot ne ju presim përsëri në Tiranë. Unë e kam humbur numërimin e herëve kur ju keni ardhur. Me siguri keni ardhur më shumë se të gjtihë paraardhësit tuaj q nga fillimi i këtij shekulli. Sot ëhstë një ditë shumë e veçantë, ëhstë një konferencë shtypi shumë e veçantë. Sot ju nuk do të përsërisni fjalinë me të cilën keni mbyllur të gjitha konferencat e mëparshme të shtypit. Ne duam të fillojmë me Shqipërinë negociatat për anëtarësim. Sot kjo fjali i përket historisë, sepse sot keni ardhur në Shqipëri pasi tani më Shqipëria ëhstë ulur në treyezën e negociatave për anëtarësim dhe ak hapur grupkapitullin e parë dhe ka hyrë në një fazë të re. Në fazën ku ju duhet të mbyllni konferencën e shtypit duke thënë e duam Shqipërinë ën BE. Ne jemi shumë të vendosur t’ia dalim edhe në këtë. Siç e dini skuadra jonë e negociatave ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur. E dimë që është një sfidë që shkon duke u bërë më e vështirë, sepse tanimë bëhet fjalë për një sër detyrash. Nuk po them sa janë që të mos tronditet askush, janë mijëra. Janë detyra të cilat duhet të prkthehen në ligje, në akte nënligjore, por edhe në prova të zbatimit të tyre”, tha Rama.

Marketing