Rama takon opozitën, firmoset marrëveshja për votimin e “Zgjedhores”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke zhvilluar një takim me 3 kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend.

Marketing

Paralelisht socialistët vijojnë të jenë të bindur për të mos u tërhequr nga ndryshimet kushtetuese, të cilat po mbrohen më shumë nga mazhoranca se sa nismëtarët e pakicës parlamentare.

Vetë Rama me anë të një statusi në facebook e ka bërë të qartë se hapja e listave është e rëndësishme për ta, por prekja e Kushtetutës pa miratimin e opozitës së bashkuar ka shqetësuar jo pak ndërkombëtarët.

Për 2 orë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar takime në kryeministri për t’i bërë të qartë qeverisë së majtë qëndrimin e SHBA.

Amendimet e kodit zgjedhor të dakordësuara mes PD dhe PS u votuan gjatë paradites nga Komisioni i Ligjeve.