Rama:Planet për shqipërinë e madhe, të papranueshme

Deklarata e kryeministrit Edi Rama lidhur me bashkimin e Shqipërisë më Kosovën, ka ngjallur reagimin e Rusisë.

Marketing

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka bërë të ditur se Moska e konsideron deklaratën e bërë nga Rama, absolutisht të papranueshme.

“Ne e konsiderojmë deklaratën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, mbi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës si absolutisht të papranueshme. Promovimi i planeve të krijimit të “Shqipërisë së Madhe” bie ndesh me ashpër me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së dhe minon stabilitetin në rajon.”

Me tej, Zakharova shprehet se qëndrime të tilla nuk ndihmojnë as përpjekjet e Beogradit dhe as ato të Tiranës për krijimin e një tregu të përbashkët, në vazhdën e nismës “Ballkani i Hapur”, ndaj Rusia ka kthyer sytë nga perëndimi në pritje të një reagimi për deklaratën e bërë nga kryeministri Rama.

“Presim reagimin e duhur nga kujdestarët perëndimorë rreth projektit për ndërtimin e kombit të Kosovës, që është një provokim i pastër. Habitemi që u shpëtojmë këto deklarata ndërkohë që kritikojnë Beogradin në lidhje me konceptin humanitar të ‘botës serbe’, që është në përputhje dhe i justifikuar edhe nga ligji ndërkombëtar.”

Një ditë më parë lidhur me këtë deklaratë reagoi edhe Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, i cili kërkoi nga Bashkimi Europian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare që të dënojnë këto deklarata, të cilat sipas tij kanë si synim krijimin e Shqipërisë së Madhe.