Ramush Haradinaj propozon që të shtyhen zgjedhjet në veri

Deputetët janë mbledhur këtë të enjte për të zhvilluar një seancë plenare.

Marketing

Në rend të ditës janë shtatë pika dhe më e rëndësishmja është pika e katërt pasi bëhet fjalë për shqyrtimin e dytë të projektligjit për prokurorin e shtetit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të shtyhet data e zgjedhjeve për katër komunat në veri të Kosovës.

Ai ka propozuar që institucionet përgjegjëse të mos presin deri në ditën e fundit dhe të ballafaqohen me humbje të plotë.

Kujtojmë se data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve është 23 prill.