Ranieri emërohet trajner i Romës

Claudio Ranieri do ta zëvendësojë Eusebio Di Francescon.
Edhe zyrtarisht, Roma ka njoftuar se Claudio Ranieri, i cili ditë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit të Fulhamit, do të drejtojë klubin italian deri më 30 qershor të vitit 2019, raporton Gazeta Express.

Marketing

Ranieri, që ka udhëhequr mbi 10 skuadra gjatë karrierës dhe sezonin më të mirë dhe historik e regjistron në vitin 2016 kur triumfoi në Premierligë me Leicester Cityn, ka qenë edhe më parë trajner i Romës.

Ai e ka udhëhequr këtë skuadër italiane nga 1 shtatori i viti 2009 deri më 20 shkurt të vitit 2011, ka në 90 ndeshje, ka regjistruar 50 fitore, 17 barazime dhe 23 humbje.
67-vjeçari do të zëvendësojë Eusebio Di Francescon, i cili u shkarkua një ditë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Marketing