Raporti i KE-së për RMV-në, Varhelyi: Vazhdoni me reformat, luftoni korrupsionin

Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane dhe paraqet interes strategjik për BE-në, tha eurokomisari për Zgjerim Oliver Varhelyi gjatë shaplosjes së pakos së  zgjerimin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turiqnë. Në komitetin për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, Varhelyi potencoi kërcënimet e Rusisë  dhe nevojën që unioni të thekojë rëndësinë dhe rolin e Balkanit Perëndimor mbi sigurinë dhe paqen afatgjate të kontinentit. Ndërkohë tha se politika e zgjerimit të BE-së po vazhdon e si dëshmi potencoi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare midis RMV-së dhe Shqipërisë. Kërkoi nga shteti ynë vijimin e procesit të skriningut dhe vazhdimin e reformave në fusha të caktuara, duke potencuar edhe përforcimin e mbikqyrjes parlamentare mbi shërbimet sekrete.
“Maqedonia e Veriut ka dëshmuar përcaktimin e saj dhe ka bërë progres stabil në implementimin e reformave, por shteti duhet t’a mbajë këtë tempo dhe ta shfrytëzojë procesin e skriningut që të përshpejtojë impelementimin e reformave që këkron BE-ja. Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë dhe poashtu reformat në Adminstratën Publike.”, tha eurokomisari për Zgjerim Oliver Varhelyi.