Rasti i pestë i transplantimit të zemrës në Maqedoni

Transplantimi i pestë i zemrës dhe dy transplantime të veshkëve nga dhurues i vdekur janë kryer sot në kompleksin e klinikave “Nëna terezë” në Shkup.

Marketing

Transplantimi i zemrës është kryer te një pacient 66 vjeçar për të cilin nuk ka pasur alternativë tjetër dhe zemra e të cilit ka punuar më pak se 20 për qind, ndërsa transplantimet e veshkëve janë kryer e dy 40-të vjeçarë të cilët ishin në dializë.

Dhurues është një grua 42 vjeçare e cila ka pasur dëshirë t’i dhurojnë organet e saj pas vdekjes.

Pacienti të cilit i është vendosur zemra e re është në aparat respirator, ndërsa prej nesër duhet të fillojë procesi i zgjuarjes. Kjo fazë, siç potencoi Filipçe, është kritike, por shpreson se pacienti do ta tejkalojë dhe nuk do të ketë komplikime më të mëdha.

Drejtori i Klinikës për Kardiokirurgji Sashko Jovev deklaroi se operacioni ka kaluar mirë dhe se pacienti tani për tani është mirë.

Duke shprehur falënderim për ekipet e mjekëve, Filipçe potencoi se procedurat e tilla në pjesën e transplantimit e vendosin sistemin tonë shëndetësor në nivel të barabartë me vendet e zhvilluara evropiane.

Për koordinatoren nacionale për transplantim Maja Mojsova Mijovska, nuk ka asnjë akt më fisnik se sa dhurimi i organeve.

Nga maji i vitit 2020 deri tani janë transplantuar pesë zemra, 12 veshkë dhe një ind kockor.