Shilegov në takim me qytetarët: Gazi Baba po rritet dhe zhvillohet

Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i komunës së Gazi Babës sonte ka realizuar takim me qytetarët e kësaj komune duke theksuar se LSDM është opsion më i mirë për qytetarët.

Marketing

– Kemi investuar mbi 37 milion denarë në rikonstruimin e shkollave të mesme Mihajlo Puçin dhe Biri Petrushevski, dhe Pançe Arsovski me çka kemi përfunduar përfunduar ndërtimin e sallës sportive në shkollën e mesme Biri Petrushevski. Kemi siguruar pastrues të ajrit për çdo Shkollë, ka thënë Shilegov.

– Po ndërtojmë urë të re në lumin Vardar e cila do t’i lidhë Gazi Babën dhe Aerodromin. Kemi vendosur kanalizim të ri fekale në bulevardin Kiro Gligorov, gjithë këtë e bëjmë me qeverisjen lokale, ka shtuar Shilegov.

LSDM vazhdon me aktivitetet në terren me qëllimin që edhe më tepër të jetë më afër qytetarëve.