Rasti “Llaskarca”, gjykatësi në pushim mjekësor, u anulua seanca

Është ricaktuar për në tetor gjykimi për rastin “Llaskarca”. Gjykimi i sotëm u shty pasi njëri nga gjykatësit është me pushim mjekësor. Ekspertizat e prokurorisë dëshmuan se shoferi i autobusit të “Durmo Turs”, ditën tragjike, ka vozitur 99 km në orë, në vend të 80, aq sa është e lejuar për një autobus me peshë prej 15 ton. Një pjesë e dëshmitarëve paralajmëruan se do të kërkojnë dëm material. Ndërsa të tjerët kërkuan vetëm kompensim të shpenzimeve mjekësore.
Për aksidentin që ndodhi më 13 shkurt të këtij viti në fshatin Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona, ndërsa 37 ishin me lëndime të rënda, janë akuzuar gjashtë persona. Pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjës për transportin në formë Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoel Trifunovski, akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion dhe tre të punësuar në stacionin për kontrollim teknik, për pjesëmarrje në  veprën e njëjtë.