Arifi dhe Selami: Me projekt të ri për malësin e Tetovës

 Zv.Drejtor i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdulselam Selami dhe kryetarja e Tetovës Teuta Arifi pas takimi të sotëm njoftuan edhe për
 një projekt për malësin e Tetovës .Bëhet fjalë për ndërtimin e vendit për piknik në lokalitetin e njohur si Banja e qytetit. Projekti përfshin rregullimin e rrugës për qasje deri te ky vend, rregullimin e shtratit të lumit, rregullimin e burimeve termo-minerale dhe vendosjen e pajisjeve urbane. Projekti është me vlerë 23.104.692 denarë me TVSH!