Rasti për tentim për vrasjen e deputetit Ziadin Sela në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, vazhdon më 11 qershor për nëntë të akuzuarit, pasi në seancën e sotme u tërhoq aktakuza kundër Sasho Senkov.
Prokurori Darko Jakimovski, në fillim të debatit tha se janë përcaktuar elemente të reja me paralajmërim të dëshmive të reja në seancën e mëparshme, dhe vazhdoni ndryshimi i aktakuzës.
Sipas aktakuzës së ndryshuar, dy nga të akuzuarit Cejo Gjeorgjievski dhe Stojan Pavlevski janë akuzuar për dhunë, ndërsa të akuzuarit e tjerë Kire Gjeorgjievsiki, Oliver Oshavkovski, Nikolçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikola Vojminovski i Kosta Delov janë akuzuar për vrasje në tentativë.
Këshilli gjykues, ndaj propozimit të Prokurorisë solli vendim që masa e paraburgimit kundër Cejo Gjeorgjievski dhe Stojan Pavlevski të ndërpritet dhe t’ju përcaktohet masë sigurie, paraqitje e detyrueshme në Gjykatë dhe ndalesë për tu larguar nga shteti.
Seanca e sotme u ndërpre rreth një orë, pasi në gjykatë u asfiksua i pandehuri Aleksandar Janevski Toshta, me ç’rast me Ndihmën e shpejtë u dërgua në spital, në Klinikën e Kardiologjisë.
Avokati i Sasho Senkov, Rubin Dvojakov, gjatë pauzës tha se është i kënaqur nga procedurat e prokurorisë, duke e vlerësuar si një vendim të guximshëm dhe të ligjshëm për të tërhequr aktakuzën. I pyetur nëse do të kërkojë dëmshpërblim, tha se absolutisht po, në përputhje me të drejtën për kompensim para organeve kompetente gjyqësore.
I pyetur për koment ndaj vendimit për Senkov, përfaqësuesi i palës së dëmtuar Abedin Abduli, para gazetarëve, tha se vendimi është sjellë bashkërisht në koordinim me prokurorinë.
“Sa ju përket të pandehurve të tjerë mendoj se për të gjithë ekzistojnë fakte dhe dëshmi për kyçjen e tyre në atë rast”, tha Abduli.
Konfirmon se është e mundur të zgjerohet aktakuza kundër personave të tjerë të cilët nuk janë të përfshirë, ndërsa shihen në vide-xhirimet më të reja, por pas konsultimeve shtesë me prokurorinë.