Rasti “Tanku”, refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjykatëses Mileva

Kryetari i Trupit gjykues të Apelit që vendos për ankesën e aktvendimit për rastin “Tanku”, Cvetanka Periq pas pauzës ka informuar se nuk pranon kërkesë të tretë të ngritur nga avokati Sterjo Zikov për përjashtimin e gjykatësit Tanja Mileva.

Marketing

Avokati Zikov, pas kësaj ka paraqitur kërkesë gojore për përjashtimin edhe të kryetares së Trupit gjykues Cvetanka Periq me çka ajo përsëri ka dhënë pauzë prej gjysmë ore.
Sipas Zikovit, gjykatësja Periq nuk është adekuate pasi ndaj saj në Këshillin gjyqësor ka procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë për një vendim gjyqësor.

“Kërkojmë përjashtimin e Periqit, pasi kundër saj në Këshillin gjyqësor është procedura për vërtetimin e përgjegjësisë për një vendim gjyqësor për të cilën konsiderojmë se është jo ligjore. Konsiderojmë se kjo procedurë ndikon në gjykatësen Periq dhe e nxjerr të dëmtuar. Këtë e ndërlidh me lëndën pasi konsiderojmë se procedura do të ketë ndikim në vendimin e kryetares së trupit gjykues”, ka thënë Zikov.

Ai në mungesë të avokatëve të Nikolla Gruevskit dhe në emër të tyre kërkoi të anulohet seanca për të hënën pasi avokatët e Gruevskit, atëherë nuk kanë gjykim.

Avokatët e të akuzuarve sot, madje shtruan kërkesë për përjashtimin e Këshillit Gjyqësor dhe të kryetares së Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska.

Në fillim të seancës së sotme publike ata kërkuan edhe anulim të seancës me arsyetimin se duhet të shkojnë në gjykime të tjera të cilat janë prioritare sepse bëhet fjalë për lëndë për paraburgim. Këshilli gjyqësor në Gjykatën e Apelit nuk e pranoi kërkesën e tillë të avokatëve.

Për rastin “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerje të veprës është dënuar me dy vjet burg, ndërsa ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg.

Marketing