Rasti “Treqind”, prezantohen dëshmitë materiale

Me prezantimin e dëshmive materiale sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi procedura e përsëritur kundër ish ndihmësministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë blerjes së 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Marketing

Po prezantohen dokumente për furnizimin publik të automjeteve, në mesin e të cilave edhe shkresa për automjete,norma të interesit, deklaratat doganore dhe fatura për mirëmbajtje dhe servisim.

Sipas akuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 453.570 eurove.

Procesin e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori i PSP-së, Stefço Donev.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vite dënim me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e ndërpreu gjykimin e shkallës së parë dhe rasti “Treqind” e ktheu sërish në gjykim

Marketing