Raufi: Ekspertiza e armës në rastin “Mostra” është montuar nga MPB

Avokati i të akuzuarve në rastin “Monstra” tha se “sot ishim dëshmitarë se rasti “Monstra” nuk është montuar nga ana e MPB-së vetëm më dëshmitarin e mbrojtur dhe automobilin, por edhe me ekspertizën e armës dhe tokës që është shfrytëzuar te liqeni i Smillkovcës”.

Marketing

Ai theksoi se është e dyshimtë që mostrat për ekspertizë, gjegjësisht gëzhojat nuk dihet se kush i ka dorëzuar për ekspertizë në MPB, që bën edhe më të dyshimtë se një nga gëzhojat është gjetur në Belimbegovë, për të cilën ekspertiza vërteton se i përgjigjet me ato të Liqenit të Smillkovcës.

“Në fotografinë me numër 13, ku ka tri gëzhoja në një vend, nuk është e mundur dy të mos përgjigjen me ato të liqenit të Smillkovës, dhe njëra të përgjigjet. Këtu paraqitet dyshimi se një gëzhojë ka dalë nga depoja e MPB-së dhe e vendosur te të tjerat”, tha Raufi.

Në seancën e sotme për lëndën “Monstra” ekspertët e NOB-së u prezantuan gjetjet nga ekspertiza e tokës te liqeni i Smillkovës dhe armës që ka shërbyer për vrasjen e pesëfishtë.

Seanca e ardhshme është caktuar më 26 tetor ku do të vazhdojë me procedurë dëshmuese me ekspertizat tjera të mbetura.

Marketing