Real Madrid ka fituar tri pikë në javën e 12-të në La Liga.
Real Madrid e ka mposhtur në udhëtim Celta Vigon me rezultat 2 me 4.
Madrilenët golin e parë e shënuan në minutën e 23’ me anë të Karim Benzemas, duke shkuar në pushim me epërsi.
Pjesa e dytë filloi më mirë për Real Madridin që shënoi dy gola, ku goli i dytë erdhi nga Gustavo Daniel Cabral që shënoi në portën e skuadrës së tij (56’).
Hugo Mallo e ngushtoi epërsinë e mbretërve në minutën e 61’, mirëpo Sergio Ramos (83’) e thelloi epërsinë nga pika e bardhë.
Madrilenët e vulosën fitoren në minutën e 90’+1 me anë të Dani Ceballos.
Pas xhiros së 12-të, Real Madrid gjendet në vendin e gjashtë me 20 pikë, katër me pak se Barcelona që është në vendin e parë.