Real Madrid është mundur edhe në ndeshjen e fundit në La Liga përpara publikut të vet në “Bernabeu”.
Kanë qenë miqtë e Real Betis që kanë fituar me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë. Ndeshja nisi e hapur dhe me raste për të dyja skuadrat, Benzema kishte shansin e artë për të shënuar, por gjuajtja e tij u ndal në shtyllë. Në fillimin e pjesës së dytë ishte skuadra vendase që u tregua më e saktë.
Në minutën 61’ shënoi Loren golin e avantazhit, ndërsa në të 75-ën mendoi ish-madrileni, Hese Rodrigez, i cili shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores. Në fund të takimit kishte vërshëllima të mëdha nga publiku vendas për paraqitjen në këtë ndeshje dhe në tërë sezonit.