U gjendet një kilogram drogë, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar për shkak se të njëjtit gjendeshin në një veturë në cilën pas kontrollit janë gjetur drogë në sasi 1095 gramë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan ku dy prej të dyshuarve janë me shtetësi zvicërane ndërsa tre me shtetësi të Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.