Real Madrid dhe Barcelona janë përballur në “El Clasicon” numër 246 në histori në kuadër të La Ligas.
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për xhiron e 30-të të La Ligas.
Barcelona fillimisht pati iniciativën por që mysafirët nuk mundën të tregoheshin efektivë para portës së Courtois, shkruan lajmi.net.
Real Madridi ishte tejet i rrezikshëm me anë të kundërsulmeve, ku “Blaugranët” nuk dukeshin se mund të përballonin shpejtësinë e lojtarëve të “Los Blancos”.
Karim Benzema shënoi gol fantastik në min (14′). Pas Benzemas, Toni Kroos dyfishoi avantazhin nga gjuajtja e lirë.
Kroos shënoi në min (28′). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Real Madridit.
Ne pjesën e dytë, Koeman reagoi duke futur Griezmann dhe Ilax Moriban. Por nuk ishin sulmuesit ata që realizuan, në zonë u gjend mbrojtësi Oscar Mingueza.
Mingueza shënoi gol në min (60′) pas një asistimi nga Jordi Alba.
Braithwaite u rrëzua në zonë në min 82′, por që gjyqtari vendosi që nuk ishte penalti.
Casemiro u ndëshkua me karton të kuq në min 89′ pas ndërhyrjes në Messi.
Ndeshja përfundoi, rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-1 Barcelona. Tani, “Los Blancos” ngriten në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak, gjithsej 65 pikë në vendin e tretë.
https://twitter.com/Shahzad_823/status/1380978942169870340?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1380978942169870340%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Toni Kroos freekick goal let's go. We winning thispic.twitter.com/vWLRP0Nv3N
— Jerry (@CristianoStyle7) April 10, 2021
Gol do Barcelona! Mingueza diminui no El Clássico contra o Real Madrid
Real Madrid 2 x 1 Barcelona#barcelona #realmadrid #ElClasico #LaLigaNaESPN #ElClasicoNaESPN https://t.co/M9b6ioW4J2— Não é só Futebol (@naoesofutebo) April 10, 2021