Referendumi për emrin, Jakupi: Administrata e aftë të përballojë situatën

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit nëse arrihet kompromis eventual rreth çështjes së emrit.

Marketing

Ndërkohë plotësimi i KSHZ-së me anëtarë të ri është në procedurë e sipër pas një zgjidhje ligjore afatshkurtër që ofroi kuvendi. Për ekspertin juridik Bashkim Selmani KSHZ asnjëherë nuk e ka pasur problem organizimin teknik pasi që afatet janë qartë të definuara me ligj por ky trup është përballur më shumë me ndikime politike.

“Më tepër ka pengesa politike se sa ligjore kur dihet se edhe zgjedhjet të ndodhnin në afat të caktuar dhe të paraparë gjithmonë ana ligjore parasheh kriteret prej momentit të shpalljeve deri në përfundimin e saj mirëpo Maqedonia ka pengesa politike të cilat asnjëra nga palët nuk lëshon pe dhe kjo e sjell në një situatë shumë të palakmuar edhe vetë pozitën e qytetarëve”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.

Ndërkohë ish-anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi vlerëson se administrata në KSHZ është e përgatitur të përballet me çfarëdo lloj situate.

“Ne kemi lënë një përbërje të mirë të administratës aty, me siguri që administrata në mungesë të KShZ-së që ka pas një vakancë me siguri që është pregaditur. Këta do të përballen normal me problemet e listës zgjedhore, do të përballen me çështjen e organizimeve teknike, por prap unë potencoj se ndoshta mund t’ia dalë meqë ka një administratë e cila mund të ju ndihmojë komisionerëve”, tha Subhi Jakupi, ish anëtarë i KSHZ-së.

Kuvendi ktheu zgjidhjen e vjetër ligjore për sa i përket përbërjes së KShZ-së, sipas së cilës ky trup do të numërojë 7 anëtarë të cilin do ta drejtojë anëtarë i opozitës ndërsa shumicën e anëtarëve do ta përbëjë pozita.

Mandati i tyre do të jetë 6 muaj pasi që përfaqësuesit e grupeve parlamentare besojnë se deri në vjeshtë do të përfundojnë bisedimet midis tyre dhe do të arrihet një zgjidhje të re ligjore rreth Kodit Zgjedhorë.

Marketing