Refuzohet hyrja për 500 shtetas të huaj në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit ka njoftuar se rreth 500 shtetasve të vendeve të treta, të cilët kanë qënë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit iu është refuzuar hyrja në Shqipëri.

Marketing

Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas,Përparim Dema deklaroi se Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kryesisht Interpol Tiranën dhe FAST Albania-n kanë kapur rreth 80 shtetas në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndërkaq të refuzuar dhe për këtë vit,janë përpunuar mbi 3200 shtetas, të cilët janë prapësuar kryesisht nga Britania e Madhe dhe Franca, ndërsa, janë kapur rreth 10 persona në kërkim që kishin ndryshuar gjenealitetet, me qëllim shmangien e kontrollit kufitar.

Po ashtu këtë vit, në Rinas janë goditur edhe 12 raste të mosdeklarimit të parave në kufi, kryesisht në hyrje por edhe në dalje, si dhe 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit të atyre personave që kanë pasur probleme në hapësirën Schengen.

Sakaq, mbi 3 milionë pasagjerë numërohen në pikun e sezonit turistik në Shqipëri, shifër kjo 50 përqind më lartë se sa viti 2019.

“Nga ana jonë janë marrë masat duke shtuar shërbimet për të menaxhuar fluksin. Risi për këtë vit janë edhe pajisjet e-gate, pajisje këto që ndihmojnë në procedurat e kontrollit kufitar, duke përpunuar deri në 30% të pasagjerëve. Janë shtuar kontrollet edhe për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë e paligjshme në kufi, ku përgjatë sezonit turistik janë goditur mbi 40 raste të dokumenteve të falsifikuara. Shtetas të ndryshëm kanë tentuar të hynë apo të dalin nga RSh, duke përdorur dokumente të falsifikuara. Kjo, falë edhe pajisjeve moderne të ardhura së fundi në dispozicion të Policisë Kufitare.

Gjithashtu, janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare rreth 80 shtetas në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, duke bashkëpunuar edhe me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, kryesisht Interpol Tiranën dhe FAST Albania-n. Masat janë shtuar edhe në hyrje të RSh, duke iu refuzuar hyrjen në Shqipëri, rreth 500 shtetasve të vendeve të treta, të cilët kanë qënë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit.

Komisariati i Rinasit ka një peshë specifike edhe në përpunimin e shtetasve të deportuar dhe për këtë vit janë përpunuar mbi 3200 shtetas, të cilët janë prapësuar kryesisht nga Britania e Madhe dhe Franca.” tha Shefi i Komisariatit të Policisë Rinas Komisar Përparim Dema/