Regjim i veçantë i komunikacionit sot dhe nesër në Shkup

Me rastin e festës fetare Zadushnica, sot dhe nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në Shkup.

Marketing

“Nga ora 06:00 e mëngjesit sot (21.06.2024) dhe nesër (22.06.2024) qarkullimi për në Varrezat e qytetit të Butelit do të vazhdojë në një drejtim (rrethor) dmth, të gjitha automjetet do të shkojnë në rrugën “Butelska”, majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas në hyrje të varrezave të Butelit, dhe për dalje nga varrezat, djathtas në rrugën “Boca Ivanova”, në rrethrrotullim në rrugën “Butelska”, pastaj majtas në rrugën “Butelska” dhe djathtas në rrugën “Kemal Sejfula”, njofton MPB.

Regjim të veçantë komunikacioni do të ketë edhe në afërsi të varrezave Kamnik dhe Gjorçe Petrov.