Regjistrimi i popullsisë në prill të vitit 2020

Më në fund do të bëhet numërimi i popullsisë. Pas 16 vitesh në Maqedoni do të realizohet regjistrimi i popullsisë. Enti Shtetëror i Statistikës po përgatitet ta zbatojë atë në vitin 2020 nga data 1 deri më 21 prill, njoftoi drejtori  Apostol Simoski.

Marketing

Për procesin e regjistrimit të popullsisë do të angazhohen rreth 5000 anketues ndërsa përveç përdorimit të të dhënave në terren, do të ketë të dhëna edhe nga regjistrat. Është vlerësuar se ky operacion do të kushtojë 8.5 milion euro.

Marketing