Marrëveshja e dy liderëve maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski për regjistrimin në Maqedoni është anulim për regjistrimin që duhet të mbahet nga 1 prilli deri më 21 prill.
Kjo nuk vlen për aplikacionin onlajn të vetregjistrimit që ka të bëjë për mërgatën, ndërsa marrëveshja e sotme i jep kohë shtesë mërgatës që të regjistrohet deri më 30 shtator.
Arsyetimi i dy liderëve maqedonase për anulimin e regjistrimit në Maqedoni është për të pandemisë, përkatësisht regjistruesit duhet të kenë marrë dy doza të vaksinave.
Ndryshe, deri tani janë regjistruar mbi 170 mijë mërgimtarë, ndërsa gati 1/3 e tyre janë nga Zvicra. Vetëm gjatë ditës së diel kishte mbi 11 mijë të vetregjistruar.