Regjistrimi i popullsisë nuk është i nevojshëm për pastrimin e Listës zgjedhore. Kështu thotë Drejtori i Entit Statistikor Apostol Simovski, sipas të cilit, lista zgjedhore përfshinë të gjithë ata që kanë shtetësinë dhe kanë mbi 18 vjet, pavarësisht nëse banojnë ose jo në Maqedoni. Simovski në emisionin “200” tha se regjistrimi i popullsisë është vetëm e dhënë statistikore dhe jo administrative.
Regjistrimi i popullsisë nuk guxon të përzihet me Listën zgjedhore e as me regjistrin ku dikur flitej se bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Pra nuk guxon të përzihet. Regjistrimi është hulumtim statistikor, nuk është bazë administrative e të dhënave. Lista zgjedhore është përmbledhje e të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë mbi moshën 18 vjeçare, pavarësisht nëse gjenden në RM ose jashtë saj”- u shpreh Apostol Simovski , drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave.
Për dallim nga Simovski, eksperti Robert Nesimi thotë se për të pasur një pasqyrë të qartë të Listës zgjedhore, doemos duhet bërë regjistrimi i popullsisë. Sipas tij migrimi i njerëzve nga Maqedonia ka bërë që numri i popullatës të bie dukshëm dhe kjo gjë mund të qartësohet vetëm me regjistrim të popullsisë.
Pa marr parasysh rezultatin e referendumit, regjistrimi i popullsisë është i nevojshëm sepse shërben edhe për nevoja të tjera. Në kuadër të referendumit dhe zgjedhjeve të mëparshme, është shumë i rëndësishëm për shkak se do të jetë mjeti kryesor për pastrimin e listës zgjedhore.
Tani ka 1 milion e 800 mijë votues që mendoj totalisht se nuk është numër real, pa u bërë regjistrimi vështirë se do të mund të pastrohet kjo listë, por është më se e nevojshme që të pastrohet. Numri i popullsisë mund edhe të jetë real, megjithatë nuk ka aq banorë këtu, prej atyre një numër i madh me siguri janë jashtë”- theksoi Robert Nesimi , analist.
Regjistrimi i popullsisë dhe mos-pastrim i Listës zgjedhore ishin edhe vërejtët më të theksuara të misionit të OSBE-ODIHR-së e cila e përcolli nga afër procesin e referendumit të 30 shtatorit.