Regjistrohen 3 viktima dhe 9 raste të reja me Covid-19

epa08740245 An ambulance carrying patient infected with COVID-19, arrives to the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, Republic of North Macedonia, 13 October 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in North Macedonia has been on the rise in the past ten days. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.239 testime të realizuara, 9 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Marketing

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 13 pacientë të shëruar, ndërkaq tre pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.663 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.946 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive në vend janë 233.