Regjistrohen 332 shkelje për mos mbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (28/29.08.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 332 kundërvajtje për mos mbajtjen e maskës.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga korona virusit.