Regjistrohen 357 raste të reja dhe 18 viktima nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit janë bërë 1387 testime ndërsa janë regjistruar 357 raste të reja.
Sipas Raportit të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë shëruar 689 persona.

Marketing

Fatkeqësisht 18 persona kanë humbur betejën kundër kovid-19.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 78 305 raste me koronavirus, janë shëruar 54 034 persona, ndërsa jetën e kanë humbur 2 292. Numri i rasteve aktive është 21 979.