Reisi Fetai takon Angellov, dënojnë brohoritjet “UÇK, UÇK”

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai, ka realizuar takim me drejtorin e Qendrës për Menaxhim të Krizave Stojano Angellov dhe me zëvendësin e tij, Ekrem Zendeli, shkruan portali Plusinfo.
Në këtë takim, ata bashkë kanë dënuar thirrjet “UÇK, UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”, që u dëgjuan në protestën e shqiptarëve që u mbajt ditën e premte për Drejtësi dhe Liri.
Ata poashtu kanë konstatuar se nevojitet vazhdim i pajtimit mes “një pjese të maqedonasve dhe një pjese të shqiptarëve”, shkruan PlusInfo.
Angellov ka shprehur kënaqësinë e tij për vendosjen e komunikimit të vendosur drejtpërdrejtë dhe mirëkuptimit të përbashkët “për ardhmëri produktive dhe të qetë të shtetit”, transmeton gazeta Lajm.
Kjo është në korrelacion me kreun e përgjithshëm shtetëror, thuhet në kumtesë.

Marketing
Marketing