Rekord të shëruarish në Itali, por përkeqësohet Lombardia

619 viktima ka shënuar Italia në 24 orët e fundit për shkak të prekjes nga korornavirusi, ndërkohë që numri i të prekurve ka arritur në 152.579 raste, nga të cilët 1996 janë shënuar në 24 orët e fundit

Marketing

Por ajo që cilësohet si lajmi i mirë nga vendi fqinj, është numri I personave të shëruar që shënon një rekord prej 2079 vetësh. Ajo që mbetet problematike sërish është Lombardia, që ka shënuar një rritje në numrin e personave të prekur. Vetëm në Milano ka një dyshim të numrit të rasteve të prekur, duke shënuar 520 raste të reja, krahasuar me dije që shtimi ishte me 269 raste.