Reshitaj flet pas largimit nga partia e Pacollit

Albena Reshitaj ka dhënë dorëheqje nga çdo detyrë dhe obligim që kishte brenda Aleancës Kosova e Re.
Ish ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që aktualisht ushtron postin e këshilltares së kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që të jetë e përkushtuar karshi detyrave që i cakton shefi i qeverisë.

Marketing

“Po unë jam largu përfundimisht nga AKR, meqë e kanë pas një mbledhje të kryesisë unë ju kam dërguar edhe me shkrim një informacion që jam largu përfundimisht nga kjo parti, ku edhe i kam falënderuar për përkrahje dhe bashkëpunim”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

Njëra ndër arsyer që është larguar nga AKR, Reshitaj konsideron se është vullneti i saj që të jap maksimumin në detyrën që i është besuar së fundmi.

“E kam pushu aktivitetin politik, i kam arsyet e mia. Tani si këshilltare e kryeministrit po mundohem të jap maksimumin nga vetja”, ka shtuar tutje ajo gjatë bisedës.
Reshitaj, thotë se aktualisht nuk është se ka menduar të aderojë në ndonjë parti tjetër politike.

“Për momentin jo, nuk është se kam menduar të aderojë në ndonjë parti tjetër pasi që kam përgjegjësi që i kam marr si këshilltare. Por nëse do të mendoja të aderoja në ndonjë parti, fillimisht do të shihja ideologjinë e partisë, cila parti do të më ishte përshtatë më shumë, por që e përsërisë për momentin nuk jam e interesuar të jem pjesë e ndonjë partie”, ka vlerësuar Reshitaj.

Reshitaj konsideron se brenda AKR-së së Behgjet Pacollit ka njerëz të mirë, e që i konsideron miq, porse janë disa individë të tjerë që e dëmtojnë atë e cila ndërtohet me mund nga shumë njerëz të tjerë që kanë bagazh politik e të arritura profesionale.

“Unë kam shumë miq në AKR, ka shumë njerëz të mirë. Ka edhe nga ata që nuk punojnë për AKR-së, por veç e dëmtojnë atë. Ajo që më ka bind me kontribu në AKR ka qenë programi i saj që e kam lexuar, programi i shkruar, ka qenë sidomos edhe tek pjesa shëndetësore dhe e mjedisit, pastaj ideja që me kriju një identitet të partisë të veçantë për mundësi të reja ”, thotë tutje Reshitaj.

Marketing