Reshjet e borës, ndalesë për automjetet e rënda transportuese në këto akse rrugore

Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, prej orës 8.30 është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë.

Marketing

Lidhja Automoto paraprakisht kumtoi se për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të borës, ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese prej orës 4:50 është vendosur në rrugën R1202 Dibër – Mavrovë.

Në viset veriore dhe verilindore të vendit për shkak të reshjeve të borës dhe shiut, komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, ndërsa në pjesët e tjera rrugët janë të lagështa vende-vende, informoi LAMM dhe rekomandon shpejtësi të aftësuar të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve.