Revoltohet Shakira: ‘Më lini të qetë’…

Shakira i befasoi të pranishmit gjatë një interviste në “Billboard Latin Music Awards 2023”.

Marketing

Këngëtarja zbuloi lajmin bombë se ekipi i saj u përpoq ta bindte të ndryshonte tekstin e këngës së saj hit me Bizarrap.

Shakira ishte shumë e drejtpërdrejtë gjatë diskutimit, duke shpjeguar se ndihej e frustruar me ekipin e saj në atë kohë. “Më lini të gjithë të qetë. Unë nuk jam një diplomate e Kombeve të Bashkuara, unë jam një artiste. Unë një grua, një ujk i plagosur”, vazhdoi ajo, duke iu referuar ndarjes së saj me ish-futbollistin Pique.

“Më thanë: ‘Ti je e çmendur, duhet të ndryshosh ato tekste, që nuk mund të publikohen’. Në këngë, Shakira i referohej drejtpërdrejt ish-it të saj”.

Kolumbiania pranoi se ndihet “shumë e frymëzuar” në këtë moment dhe është ende shumë “e dashuruar” me punën e saj.

“Ka patur etapa në të cilat më është dashur të shkoj në studio, më është dashur të tërhiqem zvarrë atje. Por gjithmonë ka luajtur një rol terapeutik. Më së shumti shkruaj kur ndihem keq”, tha Shakira.