Rexhepi: As në Bullgari, as në AbuDabi, isha në Shkup te shtëpia e një miku të afërm (VIDEO)

Deputeti Kastriot Rexhepi ka hedhur poshtë si të pavërtetë çdo informacion se gjoja ditën e enjte, ditën e seancës së mosbesimit të Qeverisë, a ka qenë jashtë shtetit.

Marketing

Rexhepi disa herë në ClickPlus përsëriti me plot bindje se atë ditë ka qenë në Shkup dhe është strehuar te shtëpia e një miku të tij.

“Ditën e enjte ishte seanca dhe unë vendosa që të mos shkoj në seancë dhe në orët e mëngjesit, bashkë me familjen shkuam në shtëpinë e një miku tim të afërm, për të strehuar familjen dhe për të mos u ekspozuar nga presionet”, tha Rexhepi.

As në #Bullgari, as në #AbuDabi, isha në #Shkup te shtëpia e një miku të afërm, tregon #Rexhepi për mungesën e së enjtes në #Kuvend kur votohej mocioni i mosbesimi